Juventusi “blindon” portën, nënshkruan me portierin e Monzës, Interi “fërkon” duart

2 months ago 9
Reklamë

Juventus ka blinduar portën për sezonin e ardhshëm, duke firmosur me portierin Michele Di Gregorio që sezonin e shkuar ishte pjesë e Monzas.

Bardhezinjtë kanë derdhur 18 milionë euro në arkat e Monzës, ku 1.8 do të përfundojnë në “xhepat” e Interit, pasi 26-vjeçari ka qenë në pronësinë e zikaltërve prej vitit 2017 dhe kur kaloi te Monza në vitin 2022 për shifrën e 4.5 milionë eurove, Inter ruajti 10% të kartonit të gardianit italian.

Agjenti i Di Gregorio tha se alternativa do të ishte Liverpool : “Kishte interes të fortë nga Reds, por dua të nënvizoj se nuk ishte një jo për Liverpool-in, por përkundrazi mbajtja e fjalës së dhënë për Juventusin. Ne kishim shtrënguar duart me Giuntolin disa muaj më parë dhe donim të respektonim marrëveshjen e bërë. Për një portier, Juve përfaqëson klubin më të mirë për të luajtur: historia e thotë këtë.”

Read Entire Article