Juventusi “harron” Brojën, bardhezinjtë nisin bisedimet e avancuara me të dashurin e Loredanës

1 month ago 15
Reklamë

Juventusi prej kohësh është në kërkim të një sulmuesi të dytë, në mënyrë që të zëvendësojë Dusan Vlahovic dhe të ndihmojë skuadrën kur ka më shumë nevojë. Siç bëjnë me dije mediat italiane, bardhezinjtë kanë nisur bisedimet e avancuara për të siguruar shërbimet e sulmuesit gjerman, Karim Adeyemi. 22-vjeçari, në të njëjtën kohë dhe i dashuri i këngëtares së njohur shqiptare, Loredana, është i gatshëm ta mbyllë me Dortmundin, me këtë të fundit që do ta lërë të lirë nëse vjen një ofertë bindëse.

“Zonja e vjetër” ka një ofertë prej 35 milionësh gati plus 10 të tjera bonuse. Për lojtarin gjithashtu Juventusi ka ofruar 4 milionë euro në sezon. Kështu bie dhe përfundimisht pista “Broja” për bardhezinjtë, të cilët gjithashtu ishin një nga klubet e interesuara për të marrë shërbimet e sulmuesit të Kombëtares shqiptare.

Read Entire Article