Juventusi harron të shënojë, Empoli me Ismajlin kapiten i ndal 0-0

4 days ago 27
Reklamë

Në “Carlo Castellani” Empoli dhe Juventusi barazuan 0-0 për javën e katërt në Serie A. Pas dy fitoreve në javët e para, “Zonja” e Mottas nuk mundi të shkojë më shumë se barazimi i bardhë, i dyti radhazi pas atij me Romën.

Edhe pse me këtë rezultat, bardhezinjtë e mbyllin të shtunën në vendin e parë duke pritur ndeshjen e Interit. Për Empolin titullar dhe me shiritin e kapitenit luajti Ardian Ismajli, mbrojtësi i Kombëtares.

Read Entire Article