Juventusi zyrtarisht në krizë!

7 months ago 31
Reklamë
22:01 19/02/2024

Vetëm dy pikë në katër ndeshje, kthesa pritet ndaj Frosinone

Vetëm dy pikë në katër ndeshje dhe Juventus është zyrtarisht në krizë. Torinezët po përjetojnë momentin më të keq të sezonit, ndikuar kjo nga barazimi spektakolar 2-2 ndaj Veronës.

Një pikë që nuk jep aspak siguri për skuadrën e Massimiliano Allegri, që tashmë distancohet me 9 nga Interi kryesues, me këto të fundit që kanë dhe një takim më shumë për të luajtur. Në 360 minutat e zhvilluara përballë Interit, Udinese, Empolit dhe Verona, Juventus ka pësuar gjithmonë, për një mesatare prej 1.25 gola për ndeshje.

Pavarësisht kësaj, ato janë mbrojtja e dytë më e mirë pas Interit, gjithsesi, vetëm në këto takime të fundit kanë pësuar 30% të golave këtë sezon. Për herë të fundit, torinezët nuk pësuan më 21 Janar në atë fitore bindëse 3-0 ndaj Leçe. Juventus kishte pranuar vetëm gjashtë gola në 16 sfidat e zhvilluara përpara atij takimi.

Edhe prodhimi i golave ​​është gjithashtu një problem pasi bardhezinjtë kanë shënuar 38 herë në 25 ndeshje dhe janë sulmi i pestë më i frytshëm në kampionat. Ndeshja e tyre e radhës në Serie A është më 25 Shkurt kundër Frosinone në Torino.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article