Kader Kicaj: Nuk ndjej asgjë për nënën

10 months ago 28

Kader Kicaj ka bërë një rrëfim emocional së fundmi në Big Brother VIP Kosova 2.

Bukuroshja nga Prizreni ka treguar historinë familjare, se si e ëma e braktisi kur ishte foshnjë si dhe për mënyrën se si ishte rritur.

Ajo theksoi se për të janë kujdesur më shumë gjyshja, gjyshi si dhe babai i saj.

Konkurrentja theksoi se nuk ruan raporte edhe aq të mira me të ëmën dhe se nuk ndjen asgjë për të.

“Nuk ndjej asgjë, nuk e kam atë ndjenjën e nënës, është një njeri i huaj për mua më së shumti”, u shpreh ajo.

Mes tjerash, zeshkania shtoi se ka pesë vite që nuk e ka takuar, pasi ajo është martuar dhe jeton në Gjermani.

“Kam kontakt edhe pse nuk është që kam folur shumë, ka pesë vite që nuk kam pasur kontakt”, vazhdoi Kader. /Telegrafi/

Read Entire Article