Kader surprizohet nga motra dhe nipi në Big Brother VIP Kosova 2

10 months ago 27

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 2, Kader Kicaj, bëri një rrëfim emocional në spektaklin e së hënës (18 dhjetor).

Pas historisë rrëqethëse si dhe sfidave të tjera të jetës, ajo është surprizuar nga “Vëllai i Madh”.

Në oborrin e shtëpisë, bukuroshen prizrenase po e prisnin motra dhe nipi i saj, të cilat e emocionuan banoret pafund.

Ato qëndruan së bashku për pak momente, derisa me të motrën e Kaderit u prezantua edhe Lumbardhi.

Ajo u ka dhënë Lumbardhit dhe Kaderit aprovimin nga ana e familjes së kësaj të fundit, për të vazhduar tutje në njohjen që kanë nisur.

Kader ndryshe tregoi se nëna e kishte braktisur kur ajo ishte vetëm dymuajshe dhe se tani nuk ndjen asgjë për të.

Kicaj veç tjerash tha se ka kohë që nuk është takuar e nuk ka pasur kontakte me të. /Telegrafi/

Read Entire Article