Kafe, cigare dhe limonadë – liberalë e konservatorë 100 vjet më parë!

3 months ago 6

Në korrikun e vitit 1924, liberali Fan Noli ishte kryeministër në Tiranë. Ai kishte ardhur në pushtet me kryengritjen e qershorit, që kishte rrëzuar konservatorin Ahmet Zog.

Ky i fundit kishte lënë Shqipërinë dhe banonte në Hotel Bristol të Beogradit, ku përgatitej për të rrëzuar qeverinë revolucionare.

Një korrespondenti të huaj që i erdhi për ta intervistuar në Bristol, Ahmet beu i tha:

“Isha unë që themelova muzeun e parë kombëtar, krijova ligje në frymën e reformës agrare dhe ndalova poligaminë, e cila ishte në modë edhe midis fiseve katolike.

Përdora ligjet e taksave për të mos lejuar shpenzimet e mëdha të luksit, urdhërova që nëpër dasma dhe vdekje të shërbehej vetëm kafe me sheqer, cigare dhe limonadë, në vend të festimeve që zgjatnin tetë ditë, ku thereshin 50 dele dhe shpenzoheshin mijëra franga.

Për shembull, dasma e tim eti, Xhemal pashës, zgjati 41 ditë dhe zija për vdekjen e tij 40 ditë. Isha unë që krijova ligjin për martesat civile, e largova më shumë Kishën Ortodokse nga Kostandinopoja, ndërkohë që shqiptarët u bënë të parët ndër 42 popuj që u shkëputën nga Kalifi dhe krijuan një bashkësi të pavarur myslimane. A mund të quhet kjo një politikë konservatore? Do të isha i lumtur dhe mirënjohës nëse kundërshtarët e mi do të ishin më liberalë se unë!”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article