Kalendari i Botërorit 2026: Hapet në Mexico City & përfundon në New Jersey

7 months ago 19
Reklamë
12:19 05/02/2024

FIFA vendosi kalendarin e Botërorit 2026, finalja e të cilit do të luhet më 19 korrik në MetLife Stadium në New Jersey. Arena 82,500 vendëshe që ka kushtuar 1.6 miliardë dollarë është hapur në 2010 dhe ka kapacitetin më të lartë mes stadiumeve amerikane që presin Kampionatin Botëror.

Turneu i parë me 48 skuadra do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë. Aktiviteti do të hapet më 11 qershor në stadiumin Azteca në Mexico City. Kjo arenë legjendare ka pritur më parë finalet e 1970 dhe 1986.

“Kupa e Botës më gjithëpërfshirëse dhe me ndikimin më të madh të të gjitha kohërave nuk është më një ëndërr, por një realitet”, tha President i FIFA-s, Gianni Infantino.

Në total do të jenë 16, stadiumet pritëse të Kupës së Botës 2026, 11 prej tyre në Shtetet e Bashkuara. Kampionati do të ketë 104 takime.

Tv Klan

???????? The #FIFAWorldCup 26 final is headed to New York New Jersey!#WeAre26

— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) February 4, 2024

Të ngjashme

Read Entire Article