Kalendari për sezonin 2023-2024

1 year ago 24
Reklamë
19:00 31/07/2023

Skuadrat e Kategorisë Superiore dhe ato të së Parës do të mësojnë të mërkurën kalendarin për sezonin 2023-2024. FSHF bën me dije se shorti për edicionin e 85-të të të dyja kampionateve do të hidhet në “Shtëpinë e Futbollit” në orën 11:00.

Kategoria Superiore do të nisë më 19 Gusht 2023 dhe është planifikuar të mbyllet me 11 maj 2024, ku do të marrin pjesë 10 ekipe

Ky edicion do të vijë me risi, ku do të zhvillohet në katër faza dhe në përfundim të javës së 36-të ekipet e renditura në 4 vendet e para do të përballen në “Final 4”. Fituese do të shpallet skuadra që grumbullon më shumë pikë në këto tre ndeshje.

Ndryshimi i skemës së kampionatit synon të afrojë më shumë spektatorë në stadiume, të sjellë më shumë konkurrencë e të ardhura për klubet. Kurse kampionati i “Kategorisë së Parë” është programuar të nisë më 2 shtator dhe të mbyllet më 8 maj. Në edicionin e ri me format të ndryshuar do të marrin pjesë 12 skuadra që do të garojnë në tre faza, e në total do të luhen 33 javë.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article