Kalimi i Armando Brojës tek Ipswich në prag dështimi

3 weeks ago 39
Reklamë

Transferimi i Armando Brojës nga Chelsea tek Ipswich Town është në prag të dështimit, raporton Fabrizio Romano.

Pavarësisht se sulmuesi ka udhëtuar për të kryer vizitat mjekësore, marrëveshja është thyer me Chelsea, Ipswich dhe përfaqësuesit e lojtarit që po shohin për opsione të tjera.

Operacioni ishte akorduar verbalisht për një transferim me 35 milionë euro, por huazim me detyrim blerje.

Ende nuk janë bërë të qarta shkaqet për prishjen e këtij transferimi, por tashmë Broja mbetet sërish në ‘ajër’, pa klub dhe pa të ardhme.

Bomberi shqiptar ka vetëm 6 ditë kohë të gjejë një skuadër të re teksa të interesuarit janë të shumtë si nga Premier League, ashtu edhe në Serie A e Bundesliga.

Read Entire Article