“Kam 600 gjyqe me këta”/ Salianji nuk ndalet: Do denoncoj çdo aferë të njerëzve të qeverisë

6 months ago 8

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 është shprehur se nuk do të ndalojë denoncimet e tij në institucionet e drejtësisë.

Salianji deklaroi se do të denoncojë çdo aferë të njerëzve të qeverisë në gjykata, teksa përmendi se ka zhvilluar thuajse 600 gjyqe me ish-zyrtarë të lartë.

Mes tyre ai përmendi ish-kryebashkiakun e Bulqizës dhe atë të Durrësit, ndërsa theksoi se do të përballet kudo me ta dhe do të bëjë gjithçka që është e mundur për të realizuar misionin e ngarkuar nga qytetarët.

“Jam në një çështje penale se kam denoncuar paligjshmëritë. Me kryebashkiakët e arrestuar sot kam pasur gjyqe. Me ish-kryebashkiakun e Bulqizës, ai denoncohej na të tjera, kam pasur gjyq, me ish-kryebashkiakun e Durrësit. Kam pasur 600 gjyqe thuajse dhe i kam fituar me logjikën që kanë menduar se do më mbyllin gojën po të më çojnë te këta. Do përballem kudo me këta dhe do bëj gjithçka që është e mundur që këtë mision të ngarkuar nga qytetarët ta kryej”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article