“Kam biseduar me bordin, do të largohem” – Xavi konfirmon largimin nga Barcelona

8 months ago 12

Tekniku spanjoll, Xavi Hernandez, ka vendosur përfundimisht për t’u larguar nga stoli i Barcelonës me të përfunduar sezoni aktual.

Këtë e ka konfirmuar vet Xavi në konferencën për shtyp pas humbjes ndaj Villarrealit me rezultat 5-3.

“Më 30 qershor unë do të largohem nga klubi. Është një vendim që e kemi diskutuar së bashku me presidentin dhe me stafin. Barçës i duhej një ndryshim”, ka thënë Xavi.

“Si një ‘cule’ mendoj se ka ardhur koha që të largohem. Ne kemi arritur në një pikë ku nuk ka kthim”, përfundoi ai.

44-vjeçari ishte nën presion të madh për shkak të mungesës së rezultateve, sidomos duke marrë parasysh eliminimin pak ditë më parë nga Kupa e Mbretit, pas humbjes me rezultat 4-2 ndaj Athletic Bilbaos.

🚨🚨 BREAKING: Xavi Hernández has decided to LEAVE Barcelona at the end of the season. pic.twitter.com/yuWrx7JgSR

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 27, 2024

Kujtojmë se Xavi u emërua në krye të Barcelonës në nëntor të vitit 2021 pasi paraprakisht kishte në udhëheqje ekipin nga Katari, Al-Sadd.

Fillimet e Xavit tek Barcelona dukeshin mjaft premtuese dhe të gjithë tifozët u ngazëllyen, pasi më në fund kishin parë ‘dritë në fund të tunelit’.

Deri në këtë moment, Xavi numëron dy trofe të fituar me Barcelonën, ku vlen të theksohet triumfi në finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Real Madridit si dhe një herë titullin e La Ligas.

Tani mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat për katalanasit deri në fund të sezonit, teksa Xavi do të shpresojë ta mbyll aventurën e tij tek Barça me trofe./Telegrafi/

🚨| 𝐁𝐑𝐄𝐀𝐊𝐈𝐍𝐆 & 𝐎𝐅𝐅𝐈𝐂𝐈𝐀𝐋: Xavi Hernandez announces in the press conference that we will leave his job as Barça coach after June 30th. BOMBAZO. #fcblive pic.twitter.com/A54kR5w6zT

— BarçaTimes (@BarcaTimes) January 27, 2024

Read Entire Article