“Kam një foto ku pistoletën e kam vënë në kokën e Ramës”/ Adriana Kalaja procedohet në Prokurori për kërcënim ndaj kryeministrit

3 months ago 13

Policia e Tiranës ka referuar në Prokurori nisjen e një procedimi ndaj shetases Adriana Kalaja. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb, se procedimi i saj është bërë lidhur me një deklaratë të saj publike ku ka thënë: “Ju e dini se mua nuk më lodh as mikrofoni, as pistoleta”.

“Jam këtu për t’i thënë ndokujt, mjaft u more me foton time me pistoletë sepse kam një foto më të bukur ku unë pistoletën e kam vënë në kokë të Edi Ramës”.

Për këtë deklaratë të saj, Policia kërkon hetime për kanosje për shkak të detyrës të kryeministrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article