Një kamion me targa të Tiranës është perfshire nga flaket mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë.
Drejtuesi i kamionit ka pare qe ka dale dym nga pjesa e perparme e kamionit dhe ka hapur krahun menjëherë në anë të rrugës. Pas tymit kamioni është perfshire nga flaket te cilat u perhapën me shpejtësi.
Flakët ishin të mëdha duke bere që të krijohej dhe panik te mjetet që kalonin në këtë aks dhe prania e një karburanti rreth 50 meter prane.
Në vendngjarje kanë ardhur zjarrfikësit e Lushnjes, Divjakës, dhe Rrogozhinës të cilët bën të mundur venien nën kontroll të flakëve për të mos rrezikuar me tej.
Nga ana e policisë u mor në pyetje drejtuesi i kamionit i cili dha shpjegimet e tij se cfare ai kishte parë. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak ka qenë një avari në linjën elektrike të mjetit.