Kampionati botëror i boksit për U16

10 months ago 17
14:20 29/11/2023

Adam Maca dhe Ahmed Koçi kalojnë në çerekfinale

Adam Maca dhe Ahmed Koçi u kualifikuan në çerekfinalet e Kampionatit Botëror në boks për para të rinj që po zhvillohet në Armeni.

Boksierët shqiptarë triumfuan me pikë me vendim unanim të gjyqtarëve. Maca ia doli të kalojë rivalin nga Uzbekistani, Ibrohimov për peshën deri 57 kilogramë.

Në sfidën tjetër do të përballet me bjellorusin, Siankevich. Ahmed Koçi i cili është nënkampion Europe në fuqi për 16-vjeçarët mundi grekun Topalos në peshën deri 70 kilogramë, duke vijuar rrugën për një sukses botëror.

Kundërshtari i radhës do të jetë polaku Urbanski. Duelet e Macës dhe Koçit do të zhvillohen të enjten me synim që të përfshihen në zonën e medaljeve.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article