Kampionati nis me derbi

1 year ago 28
Reklamë
12:43 02/08/2023

Dinamo dhe Tirana luajnë që në javën e parë

Derbi i kryeqytetit do të jetë që në javën e parë të kampionatit. Tirana do të luajë me Dinamon e rikthyer në Superiore. Partizani kampion në fuqi i Shqipërisë do të presë Teutën. Për të parë një nga ndeshjet më emocionuese në Shqipëri, derbin mes Partizanit dhe Tiranës duhet të presim javën e gjashtë.

Pritës do të jenë të kuqtë. Në të pestën do të luhet Dinamo-Partizani. Në këtë sezon është rikthyer në elitë edhe Skënderbeu. Superiorja ka ndryshuar në format, pasi për herë të parë do të mbahet faza “play off” për të përcaktuar ekipin kampion dhe pjesëmarrësit në kupat e Europës.

Kjo sipas, FSHF-së do të shtojë të ardhurat dhe tifozët në stadiume. Kampionati do të nisë më 19 Gusht dhe do të mbyllet më 11 Maj.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article