Kampionati vendas bazë për kombëtaren U-19

7 months ago 11
Reklamë
14:30 03/02/2024

Trajneri Bledi Shkëmbi e nis me ‘zbor’ tre ditor në Durrës

Futbollistët e kampionatit shqiptar do të jenë baza e ekipit kombëtar të 19-vjeçarëve. Trajneri i sapoemëruar, Bledi Shkëmbi ka kërkuar që të ketë sa më shumë grumbullime të lojtarëve të kësaj grupmoshe, në mënyrë që të përgatitet siç duhet për aktivitetet në vazhdim. Ekipi kombëtar i 19-vjeçar do të zhvillojë një grumbullim tre ditor në data 5, 6 dhe 7 Shkurt, i cili do të jetë edhe grumbullimi i parë për Shkëmbin.

Lojtarët e thirrur do të jenë nga klubet e kampionatit shqiptar, teksa vjen në kuadër edhe të projektit ‘step by step’.  Ekipi kombëtar U-19 i drejtuar nga Shkëmbi do të grumbullohet në Durrës. Gjatë këtij grumbullimi do të zhvillohet edhe një ndeshje kontrolli dhe lojtarët do të jenë të monitoruar gjatë gjithë kohës.

Në këtë mënyrë tekniku do të ketë mundësi të vëzhgojë nga afër gjendjen e futbollistëve të grumbulluar dhe elementët më të spikatur që në të ardhmen do të japin kontributin e tyre edhe në ndeshje zyrtare për Kombëtaren U-19.

Pas këtij grumbullimi, puna me lojtarët që aktivizohen në klubet dhe akademitë shqiptare do të vijojë sërish në kuadër të projektit “Step by Step” dhe çdo javë në “Shtëpinë e Futbolli” trajneri Bledi Shkëmbi do të ketë mundësi të stërvisë lojtarët e kësaj grupmoshe.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article