Kampionët shqiptarë tentojnë historinë

1 year ago 21
Reklamë
10:36 31/08/2023

Partizani e Struga luajnë për përmbysje, Ballkani më pranë grupeve të Conferenca League

Mbrëmja e sotme do jetë emocionuese për futbollin shqiptar. Skuadrat kampione të trojeve shqiptare, Partizani, Ballkani dhe Struga luajnë 90 minuta historike, pasi synojnë grupet e Conference League. Partizani, kampion i Shqipërisë sfidon Astanën për të tentuar përmbysjen e humbjes 1-0 në duelin e parë. Në Elbasan Arena, Partizani kërkon të përsërisë suksesin e Skënderbeut pak vite më parë kur arriti në grupet e Europa League.

Më afër mrekullisë gjenden kampionët e Kosovës. Ballkani ka triumfuar në sfidën e parë 4-1 ndaj Bate Borisov dhe përsëritja e suksesit të vitit të shkuar është shumë e mundshme për skuadrën e Ilir Dajës. Dueli do të luhet në Hungari, aty ku Ballkanit i duhet të menaxhojë siç duhet avantazhin prej 3 golash. Të dy duelet do luhen në orën 20. Ndërkaq, më herët në fushë zbret Struga, pasi në orën 18:45, kampionët e Maqedonisë së Veriut do tentojnë të përmbysin disavantazhin e takimit të parë 1-0 përballë Brejdablik.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article