Kane i humb durimi me Tottenham

1 year ago 24
Reklamë
18:38 02/08/2023

Klubi anglez ka refuzuar ofertën e tretë të Bayern Munchen, sulmuesi gati të pagujë 20 milion Euro

Harry Kane i ka sosur durimi dhe është gati që të paguajë para nga xhepi që të mundësojë transferimin e tij te Bayern Mynihu.

E ardhmja e kapitenit të Anglisë është e paqartë, ndërsa Tottenhami që e ka në pronësi ka vendosur që ta lejë të lirë vetëm për shumën e 120 milion Eurove.

Kampionët bavarezë kanë bërë deri më tani tri oferta, që Spërs i kanë refuzuar.

Madje drejtuesit e klubit Jan-Kristian Dresen dhe Marko Nepe ishin të hënën në Londër ku diskutuan me kryetarin e Tottenhemit, Daniel Elvi për blerjen e 30-vjeçarin.

Bajern ofroi 100 milion Euro për kartonin e Kane, shumë kjo që u refuzua sërish nga anglezët.

Kontrata sulmuesit i përfundon në verën e 2024-ës.

Në të tillë situatë, sulmuesi i ka thënë Bajernit se është gati që të ulë rrogën e tij, që të ndihmojë në realizimin e kalimit në “Allianz Arena”, raporton gjermania “Bild”.

Në bazë të akordit paraprak, lojtari do të përfitojë 24 milion Euro në sezon.

Ai ka vendosur që të heqë dorë nga rreth 20 milion Euro, që të mund të nisë kështu një kapitull të ri të karrierës në Bundesligë.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article