Kane pranon ofertën e Bayern

1 year ago 23
Reklamë
18:00 11/08/2023

Gazeta Bild shkruan se sulmuesi është dakord të shkojë në Gjermani

Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane ra dakord të kalojë te kampioni i Gjermanisë, Bayern Munchen pasi të dy klubet arritën një marrëveshje paraprake për transferimin e tij. Lajmin e bëri të ditur e përditshmja gjermane Blid.

Sipas kësaj gazete që nuk citon asnjë burim Kane pritet të nënshkruajë për 4 vjet. Kjo do të jetë lëvizja më e shtrenjtë në historinë e Bundesliga, pasi bavarezët duhet të paguajnë 110 milion euro te londinezët. Harry Kane ka edhe 1 sezon kontratë te Tottenham dhe kjo është një mundësi e artë si për klubin dhe sulmuesin.

Te Bayern që fituan titullin e 11 kampion radhazi në Gjermani e kanë kërkuar me ngulm Kane, pasi duan një sulm më të kompletuar edhe për Champions League.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article