Nënkryetarja e Partisë Demokracisë, Oriola Pampuri ka deklaruar se ndërkohë që në Kuvend është krijuar një situatë kaotike nga Foltorja, PD po vazhdon punën në terren.
Në një intervistë për “News Line”, ajo ka thënë se shqiptarët nuk meritojnë skena të tilla, ku dhunohen institucionet.
“Nuk kemi zgjedhur të presim, ne po vijojmë punë. Ju e keni parë që përveç luftës me flakadanë dhe karrige, nuk kanë bërë gjë tjetër, nuk kanë dal në terren të dëgjojë qytetarët. Ndërkohë projektbuxheti vazhdon miratohet dhe ata e bëjnë me llogari, sot do të përjashtohen dy, herën tjetër tre të tjerë.
Janë bërë palë se mbajnë të pazbatuar një rregullore që duhet të ishte zbatuar. Unë mendoj që shqiptarët dhe Shqipëria nuk meritojnë skena të tilla ku dhunohen institucionet. Kjo çështje nuk po diskutohet sepse Edi Ramës i intereson e gjitha kjo rrëmujë”.
Më tej, Pampuri ka theksuar se nuk do të bëhet pjesë e parlamentit në situata të tilla, pasi nuk ka mundësi për të folur dhe i konsideron lojëra adoleshentësh.
“Unë personalisht nuk dua të bëhem pjesë e këtyre lojërave, nuk dua të bëhem pjesë e kësaj skene. Për çfarë duhet të jem unë aty, kur nuk ka mundësi për të folur, mundësi për tu shprehur. Për ça duhet të shkojë unë aty, që të vë karrigen? Jo, këto lojëra janë adoleshenteske