Kaosi në seancë/ PS kërkon përjashtimin e gjashtë deputetëve për 10 ditë nga Kuvendi

10 months ago 21

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i është drejtuar me një kërkesë Komisionit të Etikës për përjashtimin e gjashtë deputetëve të opozitës, pas kaosit të krijuar në seancën plenare të së hënës.

PS kërkon përjashtimin me 10 ditë të Sorina Kotit, Albana Vokshit, me argumentin se kishin fshehur në çanta lëndët piroteknike të cilat u ndezën në Kuvend; Flamur Nokës, i cili ndezi flakadanët; Bledion Nallbatit, pasi në një kuti kremi kishte fshehur pluhur kimik dhe përjashtimin e Gazmend Bardhit e Flamur Hoxhës.

Kujtojmë se seancat e fundit plenare të Kuvendit janë karakterizuar nga kaosi dhe nuk janë zhvilluar normalisht.

Vetëm 5 minuta zgjati seanca plenare e së hënës, kur pritej të diskutohej projektligji më i rëndësishëm ekonomik i vitit, “Projekt Buxheti 2024″.

Deputetët e opozitës grumbulluan sërish karriget në foltore, ndërsa u përplasën fizikisht me disa prej punonjësve të Gardës.

As kontrollet e shtuara në hyrje të Kuvendit nuk i ndaluan deputetët e opozitës të merrnin flakadanët, të cilët i ndezën në nisje të seancës plenare. Situata u bë më kaotike kur njëri prej flakadanëve mori flakë.

Top Channel

Read Entire Article