Kapexhiu flet poshtë ballkonit të Berishës gjatë protestës: Qeveritarët thonë se në Evropë shkojmë duke u rrokullisur si lëmsh

9 months ago 22

Regjisori Bujar Kapexhiu mori pjesë në protestën që po zhvillohet poshtë pallatit të Sali Berishës, gjatë së cilës mori edhe fjalën e tij.

Ai tha se shteti ka 10 vite që po merr formën e një lëmshi, për të cilën sipas tij qeveria e konsideron shtysë për tu bërë pjesë e BE-së.

 “Unë sot nuk vij vetëm si dibran, por vij si qytetar, qytetar i Shqipërisë, qytetar i këtij shteti që ka nja 10 vjet që ka marrë formën e një lëmshi dhe nuk po din si ta ç’mpleksi. Lëmsh në qeveri, lëmsh në politikë, lëmsh në drejtësi, kudo vetëm një lëmsh. Qeveritarët thonë se më mirë, se në Evropë  mund të shkojmë duke u rrokullisur si lëmsh. Por jo, e keqja është se në krye të lëmshit ka një nyje. Fija ka një nyje dhe këtë nyjë mund ta heqin vetëm dy, ose ndërkombëtarët ose ju. Pra ne duhet që këtë nyje ta presim, gërshërët i kemi, i kemi përdorur edhe herë tjetër. Qeveria është bërë sezonale, stinorë, bien gjethet bien ministrat, lindin gjethe lindin ministra, dhe çfarë ministrash, që nuk i njeh askush”,  u shpreh ai.

Top Channel

Read Entire Article