Kapiteni i Chelsea, Reece James, akuzohet nga FA për konfrontim me gjyqtarin

11 months ago 13
Reklamë

Kapiteni i Chelseat, Reece James, është akuzuar nga Shoqata e Futbollit Anglez (FA) për konfrontim me zyrtarin e ndeshjes pas humbjes së ekipit të tij nga Aston Villa.

Mbrojtësi anglez u lëndua në ndeshjen e së dielës në “Stamford Bridge”, në të cilën ekipi i tij pësoi 1-0, por u konfrontua me zyrtarin e ndeshjes në tunel pas fishkëllimës së fundit. FA ka vendosur ta hetojë atë për gjoja drejtimin e “fjalëve të pahijshme dhe/ose fyese ” ndaj zyrtarit.

23-vjeçari nuk ishte pjesë e ekipit të Chelseat në humbjen ndaj Aston Villas në vikend.

🚨 Chelsea RB Reece James has been charged by the FA for “using abusive language towards the referee”. pic.twitter.com/HcqQzl18MP

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 27, 2023

Reprezentuesi anglez kishte pësuar një lëndim muskulor në ndeshjen hapëse në Ligën Premier ndaj Liverpoolit.

Sidoqoftë, ai ishte prezent në këtë ndeshje dhe pas përfundimit të saj u konfrontua me gjyqtarin, diçka që si rezultat mund të çojë deri në pezullimin e tij.

Në një deklaratë thuhej: “Reece James është akuzuar për një shkelje të Rregullit E3 të FA pas ndeshjes së Chelsea në Premier League kundër Aston Villa të dielën, 24 shtator. Supozohet se mbrojtësi ka përdorur fjalë të pahijshme dhe/ose fyese ndaj një zyrtari të ndeshjes në tunel pas lojës. Reece James ka kohë deri të premten, 29 shtator, për të dhënë një përgjigje ndaj kësaj akuze”.

James shpreson që të rikuperohet më shpejtë nga lëndimi, por së pari duhet të jap një përgjigje në drejtim të Shoqatës së Futbollit para se të merret vendimi rreth një pezullimi të tij të mundshëm./Telegrafi/

Read Entire Article