Katari kampion i Kupës së Azisë 

7 months ago 26
Reklamë
23:24 10/02/2024

Afif shkëlqen me 3-golsh nga penalltia në sytë e Al-Thani e Infantino

Për të dytin vit radhazi, Katari është fitues i Kupës së Azisë. Skuadra pritëse e kompeticionit mundi 3-1 Jordaninë, falë një triplete të Afif. 

Ylli i skuadrës shënoi të tre golat, të gjithë nga penalltia për të ndihmuar kështu kombëtaren e tij të ngre lart trofeun për herë të dytë në histori.

Katari mbrojti me sukses kurorën e kombëtares më të mirë të kontinentit ndaj një Jordanie që luajti finalen e parë të këtij kompeticioni.

Në stadium nuk mungoj princi i kurorës, Sheiku Al Thani, por edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article