Katari sfidon Jordaninë në finalen e Kupës së Azisë

7 months ago 13
Reklamë
21:45 07/02/2024

Kampionët në fuqi të kompeticionit eliminuan me vështirësi 3-2 Iranin

Katar-Jordani do të jetë finalja e këtij edicioni në Kupën e Azisë. Kampionët në fuqi dhe njëkohësisht vendi organizator arriti të thyej mes drithërimash Iranin me rezultatin 3-2 për të kaluar në fazën e fundit të këtij kompeticioni. Irani shënoi golin e parë në këtë 90 minutësh, pas këtij spektakli nga Azmun.

Edhe pse e gjeti veten në disavantazh, Katari gjeti forcën për të reaguar. Vendasit arritën për të shënuar dy herë, për të marrë kështu epërsinë ndaj tre herë kampionëve të kontinentit

Me shifrat 2-1 dy skuadrat iu drejtuan dhomave të zhveshjeve. Me rikthimin në fushë, Irani vendosi baraspeshën, për t’i rritur shpresat e një kualifikimi në finalen e madhe.

Por, ata që shënuan ishin lojtarët e Katarit, që prekin kështu finalen e dytë radhazi në Kupën e Azisë. Edhe ecuria në këtë kompeticion flet në favor të tyre, pasi nuk kanë humbur 13 ndeshjet e fundit në Kupën e kontinentit.

Në finalen e madhe do të gjej Jordaninë, që ka dhuruar një ecuri të jashtëzakonshme dhe përballja e së shtunës do të kurorëzojë siç duhet rrugëtimin në Kupën e Azisë.


Të ngjashme

Read Entire Article