Katër makina ‘ngecën’ në mes të borës në ‘Kthesën e Barmashit’, mes pasagjerëve një i mitur. Çfarë ndodhi mbrëmë në Korçë

9 months ago 10

Reshjet intensive të borës në qarkun e Korçës kanë sjellë probleme. Mësohet se mbrëmjen e së shtunës në ‘Kthesën e Barmashit’ 4 automjete janë bllokuar nga dëbora dhe reshjet intensive që përfshinë këtë zonë.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se në një nga mjetet ka qenë edhe një fëmijë i vogël.

Sakaq, është dashur ndërhyrja e mjeteve të shërbimit zjarrfikës për të bërë të mundur tërheqjen e mjeteve dhe pasagjerëve që kanë qenë brenda.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article