Katër portierë për dy ndeshje në tre ditë, rikthehen Bare e Manaj/ Publikohet lista e lojtarëve të grumbulluar për duelet e fundit të Ligës së Kombeve

3 days ago 30

FSHF ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar në Kombëtaren shqiptare për dy ndeshjet e nëntorit në Ligën e Kombeve, me Republikën Çeke më 16 nëntor dhe me Ukrainën tre ditë më pas, të dyja në “Arenën Kombëtare”.

Kuqezinjtë do të nisin grumbullimin zyrtar nga dita e hënë, ndërsa trajneri Sylvinho ka publikuar sot listën me lojtarët e thirrur për dy ndeshjet e nëntorit.

Tekniku kuqezi ka vendosur të grumbullojë katër portierë Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri dhe Simon Simoni.

Në mbrojtje janë Ivan Balliu, Elseid Hysaj, Mario Mitaj, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Marash Kumbulla dhe Enea Mihaj.

Në mesfushë Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Qazim Laçi, Feta Fetai, Jasir Asani, Taulant Seferi, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, teksa spikat i kthyeri Keidi Bare.

Në sulm Ernest Muçi, Indrit Tuci, Mirlind Daku, Myrto Uzuni dhe është kthyer gjithashtu Rey Manaj.

Grumbullimi i lojtarëve do të nisë që të dielën në Tiranë me futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me skuadrat e tyre, ndërsa përgatitjet zyrtare nisin të hënën.

Read Entire Article