Katër skuadra për dy bileta Europiani

1 year ago 61
Reklamë
12:38 08/09/2023

Pika e Shqipërise dhe fitorja e Polonisë hapin llogaritë në grupin kualifikues

Barazimi i Shqipërisë me Republikën Çeke dhe fitorja e Polonisë në shtëpi kundër Ishujve Faroe ka bërë tepër interesant grupin E kualifikues të Euro2024. Me katër finale deri në fund, katër prej 5 skuadrave në grup ndahen nga vetëm 3 pikë në renditje, duke e bërë rivalitetin për dy biletat drejt Gjermanisë tepër të ashpër. Pas katër takimeve të para, Çekia është ajo që udhëheq me 8 pikë, e cila këtë fundjavë do ta ketë pushim në kuadër të eliminatoreve për të luajtur miqësoren me Hungarinë. Në ndjekje të saj gjendet Shqipëria. Kuqezinjtë duan të përfitojnë nga ky fakt për të marrë për herë të parë kreun e grupit.

Me 7 pikë pas 4 sfidash, skuadra e Sylvinho është në rrugën e duhur drejt kualifikimit dhe pengesa e radhës është Polonia. Lewandowski me shokë do të zbres të dielën në fushën e ‘Air Albania”, duel ku Shqipëria i lejon vetes edhe një barazim për ta lënë pas. Mbështetje do të ketë edhe tifozët, të cilët prej ditësh kanë pronotuar mbi 22 mijë biletat për ta ndjekur nga shkallët e impiantit kombëtar këtë 90 minutësh që mund të vlej shumë për vazhdimësinë.

Në lojë për një biletë Europiani gjendet edhe Moldavia, e cila sfidon Ishujt Faroe. Në rast fitoreje, Moldavët do ngjiteshin në kuotën e 8 pikëve, për të ndërlikuar shumë llogaritë e grupit E. Kuqezinjtë kanë koleksionuar 2 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje deri më tani në këto eliminatore, duke shënuar 6 gola dhe pësuar 3.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article