“Ke marrë 2 kate në një kullë”, Basha i përgjigjet Bardhit: Shpifje e pastër e shkollës “berishiste”

1 year ago 38
12:20 05/10/2023

“Ke marrë 2 kate në një kullë në një prej zonave më të shtrenjta të Tiranës”, ishte kjo akuza që kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i bëri Lulzim Bashës në seancën plenare.

Kësaj akuze, Lulzim Basha i është përgjigjur nga jashtë ambienteve të Kuvendit në një prononcim për mediat.

Basha e ka hedhur poshtë këtë deklaratë të Bardhit duke e quajtur “sajesë e shkollës berishiste” teksa ka shtuar se familjarët e tij e kanë çdo transksion të deklaruar dhe se taksat i kanë transparente.

Pyetje: Si i përgjigjeni akuzave të Bardhit “që keni marrë 2 kate në një kullë”? Janë akuza që ju bëri Bardhi në seancën plenare, por nuk kemi dëgjuar një përgjigje nga ana juaj.

Lulzim Basha: Përgjigjia ime ishte aty dhe do të jua them fare qartë. E para e punës, është një shpifje e pastër e shkollës “berishiste” që vjen nga një njeri që deri dje sulmonte babin e Zenit dhe sot është bërë avokati i babit të Zenit dhe kullave 64 katëshe. Familjarët e mi çdo transaksion e kanë të deklaruar dhe paguajnë cent më cent taksat dhe i kanë transparente, ndryshe nga aleanca e kullave dhe avokati i tyre më i ri, Gaz Bardhi./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article