Këlliçi: Pronar i Inceneratorit të Tiranës është Erion Veliaj

9 months ago 25
15:50 05/01/2024

Anëtari i kryesisë së PD publikon dokumentet e bashkëpunimit të bashkisë së Tiranës me kompanitë e përfshira te inceneratorët

Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi ka publikuar dokumente të reja, të cilat sipas tij, tregojnë korrupsionin në inceneratorin e Tiranës.

Nëpërmjet e-maileve dhe dokumenteve, Këlliçi zbulon komunikimet e kompanive të përfshira të inceneratorët me Bashkinë e Tiranës lidhur me përdorimin e 12 mjete të cilat do të përdoren nga Policia Bashkiake pas situatës së krijuar me pandeminë Covid-19.

Këlliçi thotë se këto mjete do i kushtonin kompanisë 80.000 Euro çdo vit. Sipas anëtarit të kryesisë së PD, duke u nisur nga bashkëpunimi mes kompanive të përfshira te inceneratori dhe Bashkisë së Tiranës, tregon se në aferë është përfshirë edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Ai i kërkon SPAK që të thellojnë hetimet për të zbuluar pronarët e vërtetë të inceneratorit të Tiranës.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article