Këmbësorët “e pabindur” gjobiten nga Policia Rrugore, ja sa shkelje janë shënuar në 48 orë në Korçë

9 months ago 22

Në 48 orët e fundit në Korçë janë vendosur mbi 50 gjoba nga Policia Rrugore e cila dy ditë më parë ka nisur aplikimin e gjobave për këmbësorët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Në një vëzhgim në terren nga News24 policia e qarkullimit rrugor gjatë këtyre dy ditëve është vendosur në zona të populluara të qytetit si në terminalin e autobuzëve ashtu edhe në zonën e pazarit të vjetër në të cilat jo pak qytetarë shkelën rregullat dhe morën gjobë.

Sipas nënkomisar Klajdi Shameti nuk janë vënë vetëm gjoba por qytetarët janë njohur edhe me fazën e këshillimit.

Pas rrugëve që kanë ngarkesë të madhe kalimtarësh sipas nën komisarit përqendrimi do të jetë edhe në rrugët interurbane. Shameti shtoi se mosrespektimi i rregullave të qarkullimit ka sjellë që edhe kalimtarët të jenë shkak për aksidentet, ndërsa vlera e gjobës do të jetë nga 500 lekë deri në 2000 lekë ndërsa mjeti i identifikimit mbahet si garanci për pagimin e gjobës.

Por ndryshe mendojnë qytetarët. Një qytetar i gjobitur tashmë tha se një gjë e tillë nuk ndodh në asnjë vend të botës dhe duke qenë se jeton në Greqi konfirmon faktin se këto lloj gjobash nuk aplikohen aty.

Pavarësisht se gjobat parashikohen deri në 20 mijë Lekë policia  e Korçës ka zgjedhur që fillimisht të aplikojë gjoba nga 5 deri në 10 mijë Lekë, kjo edhe si një masë sensibilizuese.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article