“Kemi marrëdhënie shumë të forta”, Hamasi paralajmëron: Hezbollahu është i përgatitur për një luftë të madhe!

1 year ago 12

Grupet militante të mbështetura nga Irani, Hamas dhe Hezbollah po koordinojnë nga afër hapat e tyre të ardhshëm në luftën kundër Izraelit, tha një përfaqësues i lartë i Hamasit në Liban për Politico.eu të martën.

Ahmed Abdul-Hadi, kreu i byrosë politike të Hamasit në Bejrut, këmbënguli se Hamasi me bazë në Gaza nuk i kishte dhënë aleatit të tij Hezbollahut asnjë njoftim paraprak për sulmet e tij kundër Izraelit më 7 tetor, të cilat vranë më shumë se 1,400 njerëz.

Pavarësisht kësaj, ai u shpreh se ka një bashkëpunim të vazhdueshëm midis dy grupeve, duke theksuar se Hezbollahu tani ishte “i përgatitur për një luftë të madhe” kundër Izraelit në veri, ndërsa Hamasi do të vijojë veprimtarinë në Gaza. “Ne kemi marrëdhënie shumë të forta me Hezbollahun. Ne kemi bashkëpunuar me Hezbollahun para sulmit ndaj Izraelit dhe më pas dhe tani jemi në bashkëpunim të plotë”, theksoi ai.

Read Entire Article