Kërcënimet me ushtri nga liderët serbë – Profesori: Serbia mund të bëhet shkrumb e hi, mund të bëhet ferr!

8 months ago 15

Profesori dhe analisti politik i cili jeton dhe vepron në SHBA, Binak Maxharraj ka folur për kërcënimet e zyrtarëve serb për luftë në Kosovë.

Maxharraj thotë se, nuk e beson që do të ketë hyrje të ushtrisë serbe dhe që do të ketë luftë frontale në Kosovë.

Sipas tij, Serbia këtë e di dhe nuk mund e as që guxon të ia lejojë vetës, sepse do të shkonte në ferr.

“Kjo nuk do të lejohet që të ndodhë në Kosovë një Hamas Ballkanik, por mundet që bandat kriminele serbe të ia mësyjnë Kosovës nën drejtimin e Milan Radoiçiqit. Nëse Vuçiqi do të insistojë në autonominë e Kosovës do të nis efekti domino edhe në Sanxhak. Nëse synon luftë perëndimi është gati e në këtë rast forcat serbe jo vetëm që nuk do të hyjnë në Kosovë, por do të ndiqen përtej Sanxhakut. Edhe nëse Radoiçiqi do të luaj ‘lojën e luftës së fëmijëve’ do të shkatërrohet dhe do të digjet, njëjtë sikurse Beogradi që do ta përbinte ferri”, thotë Maxharraj.

Sipas tij, draft statuti i publikuar i Asociacionit është thikë me dy teha që po rri mbi shpatullat e Kosovës.

“Asociacioni në çfarëdo forme të jetë me kompetenca ekzekutive ose edhe pa to përmes vetëqeverisjes, manaxhues apo autonomi e ka bishtin e rrezikshëm, do të të thotë fazë përgatitëse për ndarjen e veriut të Kosovës”, potencon ai.

Sipas tij, formimi i Asociacionit është tradhti për Kosovën nga ndërkombëtarët.

“Të ia ndërrosh fytyrën Kosovës për hatër të ndërkomëbtarëvee, për hatër të interesave të tyre gjeostrategjike është edhe më keq, kjo konsiderohet tradhti kombëtare”, shton tutje profesori.

Maxharraj pyet se a ka garanci ky Asociacion dhe a do ta prish në të ardhmen sovranitetin e Kosovës?

“Unë me plotë gojën themë se nuk ka garanci nga askush, pso fjalëve boshe që i merr era ashtu siç ndodhi në Bosnje, kur në Konferencës e Dejtotonit më 1995, me insistimin e Millosheviqit, Bosnja u nda në baza kombëtare, nacionale dhe etnike. Edhe atje pati fjalë që garantojnë për funksionimin e Bosnjes të ndarë etnikisht në tri republika. Po sot ku është Bosnja e cila është bë shtet që askush nuk e pyet. Republika e Bosnjes tani është një Republikës si një shtet i cili me ndihmën e Serbisë dhe Rusisë tenton të ndahet. Pra ku janë garancitë e marra në Dejton. Askund. Kanë humb. Madje kreatori i atëhershëm i Konferencës, Richard Holbrooke deklaroi se “rregullimi i tillë i ndarjes në BE në baza etnike ishte gabimi më i madh i Amerikës”, prandaj garanctë i mori era”, përfundon profesori Binak Maxharraj.

comment

Read Entire Article