Një 35-vjeçar është vënë në pranga në Itali, pasi ishte denoncuar nga ish e dashura, pas kërcënimeve të shumta që kishte marrë.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, 35-vjeçari i cili jetonte në Breno në zonën e Breshias, kishte kërcënuar ish partneren e tij 33-vjeçe se do ta digjte me acid.
Pas kërcënimeve të marrë 33-vjeçarja ka bërë denoncimin në polici, e cila ka vënë menjëherë në pranga 35-vjeçarin.
Gjatë kësaj jave 35-vjeçari pritet të dalë para gjykatës për të mësuar masën e dënimit.
/Vizionplus.tv/