Një 35-vjeçar shqiptar u arrestua në Verona të Italisë pasi kërkohej nga Belgjika. Shqiptari kërkohej për krime të rënda, duke përfshirë vrasje.
Arrestimi është rezultat i bashkëpunimit mes agjensive ligjzbatuese me sistemin policor ndërkombëtar duke verifikuar në kohë reale identifikimin e personave të shpallur në kërkim.
Operacioni u zhvillua pas të dhënave nga eksperti ndërlidhës për Belgjikën dhe ekipet celulare të Verona, Treviso dhe Brescia bashkëpunuan si dhe policia e kufirit të Trevisos dhe Villafranca.
Monitorimi i tranzitit të aeroportit dhe sinergjia mes zyrave të hetimit të përfshira bëri të mundur zbulimin e mbërritjes së të kërkuarit së bashku me familjen e tij në aeroportin e Trevisos.
Pas zbarkimit, i kërkuari është larguar me një makinë që e priste. Megjithatë, arratisja e tij nuk zgjati shumë.
Falë aksioneve dhe vëzhgimeve dhe gjithashtu falë pamjeve të vëzhgimit me video, sistemeve të leximit të targave dhe kërkimeve kompjuterike, 35-vjeçari u kap nga policia në Verona. Ai u kap nga agjentët e skuadrës fluturuese, të cilët e panë duke drejtuar makinën, e ndoqën dhe më në fund e ndaluan në hyrje të një ndërtese ku me siguri po kërkonte strehim.
I kërkuari shqiptar tashmë në pranga do të vuajë dënimin në Belgjikë.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb