Kërkohet dorëheqja e tij nga Bayern Munich, Tuchel thotë se nuk e ka ndërmend

11 months ago 25

Bayern Munchen pësoi një humbje dhe eliminim tronditës nga Kupa e Gjermanisë kur u mposht 2-1 nga Saarbrucken, skuadër që luan në divizionin e tretë në Gjermani.

Skuadra e Thomas Tuchel dëshiron të reagojë menjëherë pas disfatës së turpshme, teksa të shtunën është radha e Der Klassiker në Bundesliga.

Në prononcimin për shtypin përpara derit që zhvillohet në “Signal Iduna Park”, Thomas Tuchel deklaroi se nuk dorëzohet dhe nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen.

🔟 𝐌𝐀𝐓𝐂𝐇𝐄𝐒 𝐔𝐍𝐁𝐄𝐀𝐓𝐄𝐍 🔴⚪

We haven't lost the last ten matches against Dortmund and we'll give everything to keep this streak going 💪#MiaSanMia #BVBFCB pic.twitter.com/h2XsItV39F

— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) November 3, 2023

“Harrojeni dorëheqjen time, nuk kam arsye për ta bërë atë veprim. Sigurisht që humbja në Saarbrucken na zhgënjeu shumë, sepse kishim si objektiv fitimin e Kupës”.

“Duhet t’i lëmë mënjanë ndjenjat dhe ta harrojmë këtë disfatë. Por e dimë që do të duhet kohë që të na largohet kjo dhimbje”.

“Gjithsesi, ne po zhvillojmë një kampionat madhështor dhe do të shkojmë në Dortmund për fitore”, ka thënë Tuchel. /Telegrafi/

Read Entire Article