Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro është lënë sërish në burg. Kjo ka qenë masa e dhënë sot nga GJKKO, e cila la në fuqi ‘arrestin me burg’ për Goron.
Ndonëse Goro kërkoi masë më të lehtë sigurie, kjo kërkesë u rrëzua nga gjykata. Kujtojmë se ish-kryebashkiaku u arrestua për shpërdorim detyre në dy raste.
Konkretisht bëhet fjalë për regjistrimin e dy sipërfaqe prone, ku sipas prokurorisë, Goro akuzohet se ka lejuar ne kundërshtim me ligjin për regjistrimin e këtyre pronave që ishin parashikuar për investime strategjike.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb