“Kërkoi përgjegjësi për sulmin e 24 shtatorit”, reagon ambasada franceze në Prishtinë: Presidenti Macron nuk përmendi anulim vizash

11 months ago 15
Reklamë

Ambasada e Francës në Kosovë ka sqaruar deklaratën në Tiranë në Presidentit francez, Emmanuel Macron në lidhje me liberalizimine  vizave për Kosovën.

Në një përgjigje për mediat e Kosovës, ambasada e Francës në Prishtinë ka thënë se theksi i deklaratës së Macron ka qenë më shumë kërkimi i përgjegjësisë nga Vuçiçi për aktet e 24 shtatorit.

Ambasada franceze thotë se Macroni nuk përmendi anulimin e vizave.

“Ai bëri thirrje për një frymë përgjegjësie të presidentit serb Vuçiç, dhe të njëjtat pritshmëri i kishte edhe nga presidentja dhe kryeministri kosovar.

Pikërisht në këtë kontekst, ai përmendi edhe çështjen e liberalizimit të vizave, e cila ishte një gjest mirëbesimi, por që në këtë periudhë nuk ishte reciproke. Prandaj, ai pret që autoritetet kosovare, sikurse edhe autoritetet serbe, të respektojnë fjalën e dhënë dhe të riangazhohen për të ecur përpara në javët e ardhshme”, thuhet tutje në përgjigjen e Ambasadës franceze për mediat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article