Kryetari i komisionit hetimor për TIMS, Ervis Salianji, në një deklaratë për media foli në lidhje me braktisjen e mbledhjes së djeshme të komisionit.
Ai u shpreh se kërkesat e përfaqësuesve të PS kanë qenë të ndryshme nga mbledhja në mbledhje, ku dje në mënyrë absurde sipas tij kërkuat anulimin e votimit të mbledhjes së
kaluar sepse “kishin qenë në tualet”.
Salianji foli edhe në lidhje me reagimin e nënkryetarit të komisionit Toni Gogu. “Qytetarët, Shqipëria, një parlament, u bë dëshmitare e një ngjarje të paprecedentë, ku anëtarët e Komisionit Hetimor për Timsin, pasi kërkuan 5 minuta pushim, nuk u rikthyen më në komision. Kërkesa e PS, siç e keni parë nga mbledhja në mbledhje, kanë kërkuar në mbledhjet pasardhëse, ndryshimin e mendimit që kanë pasur në mbledhjen pasardhëse. Ata arritën në një vendim absurd, ku kërkonin anulimin e atyre vendimeve që ishin marrë në mbledhjen e mëparshme, me pretendimin se kishin qenë në tualet. Është e qartë se çfarë qëllimi ka PS, për të bërë hetimin parlamentar, për të mbrojtur një grup të pretenduar kriminal, që është vendosur qëllimisht në policinë e shtetit, për të ndërhyrë në sistemin tims. Për këtë arsye ne duhet të ishim në kushtet e urgjencës.”, tha ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb