KESH blen 2,1 milionë euro energji elektrike në një platformë të fshehtë me çmim më të lartë se në bursë. Avullojnë 400 mijë euro

4 months ago 10

2.1 milionë euro i ikën buxhetit të shtetit për blerje energjie edhe pse nuk ka më asnjë krizë energjetike.
Vetëm nga data 1 deri më 7 korrik, çmimi i tregtimit të energjisë në bursë ka qenë mestarisht 87 euro/kWh, ndërsa KESH ka hapur ofertat për blerjen e energjisë elektrike me çmim prej 108 euro për kilovat orë, plot 21 euro më shumë për kilovatë orë.
Ky çmim nuk është i justifikueshëm në një kohë kur vetëm pak ditë më parë vendi pati reshje të dendura shiu, dhe reshje të tjera priten në ditët në vijim. KESH vazhdon ble energji, edhe pse Shqipëria prej vitesh tanimë e ka të mundur mbulimin e mbarë territorit në masën 97% me energji të prodhuar në vend.
Kësisoj, blerjet me çmime të tilla i rrisin edhe më tej gropat e shkaktuara në buxhetin e shtetit përmes borxheve nga KESH. Për më tepër, tanimë KESH nuk bën të ditur as kompanitë fituese që kanë furnizuar vendin me energji elektrike, duke “minuar” llogaridhënien publike.
Më konkretisht, me çmimin që ka blerë KESH energjinë në prej me çmim 108 eurosh për kilovat orë, janë shpenzuar në total mbi 2,1 milionë euro.
Ndërsa po t’i referohemi bursës më të njohur të energjisë, HUPX, energjia elektike më 28 qeshor kur u realizua ky transaksion, eshte tregtuar me 87 euro/kWh. Nëse energjia elektrike do të ishte blerë në këtë bursë do të kishte kushtuar 1,7 miliomë euro. Pra, plot 400 mijë euro diferencë, të cilat ikin në drejtim të paditur.
News24 dëshmoi me prova dhe fakte se si trekëndëshi KESH-OSHEE-OST kanë keqpërdorur paratë publike. Ish-drejtori i KESH, Ergys Verdho pasi vjedh energjinë elektrike në banesën e tij, jo vetëm që nuk është ndëshkuar, por është rritur në detyrë duke u transferuar tashmë në krye të Hekurudhës shqiptare.
Në vendin e tij u emërua anëtari i Forumit Rinor të PS, Erlind Sulo, një 30-vjeçar pa eksperiencë në administrimin e parave publike. I besuari i ri i ministres së Energjetikës, Belinda Balluku e cila kryeson një nga dikasteret që kontrollon pjesën më të madhe të buxhetit të shtetit. Ndërkohë, vetë KESH “gllabëron” nga buxheti i shtetit në formë financimi 16% të GDP, si asnjë sektor tjetër në vend

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article