Këshilli Bashkiak miraton propozimin, Vlora aplikon parking me pagesë në 21 rrugë

1 month ago 30

Këshilli Bashkiak i Vlorës ka miratuar propozimin për aplikimin e parkingut me pagesë në 21 pika në qytet.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton se ka pasur kundërshti nga ana e anëtarëve të opozitës në këshillin bashkiak, duke pretenduar se duhej një analizë më e thellë për këtë çështje.

Ai u shpreh se struktura e bordit drejtues që do të bëjë menaxhimin është thuajse gati.

Hera e fundit kur Vlora ka pasur parking me pagesë ka qenë një marrëveshje me një kompani private, ndërsa tani menaxhimi do të bëhet nga bashkia.

Vlerësohet se kjo ishte një nevojë jetike për qytetin e Vlorës, si për qytetarët ashtu edhe për turistët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article