Këshilltare në Ministrinë e Mbrojtjes, eksperte e çështjeve të pronave/ Kush është drejtuesja e re e Kadastrës

3 months ago 13

Me largimin e Dallëndyshe Bicit, në krye të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës emërohet Lorena Goxhabelli. Goxhebelli vjen nga Ministria e Mbrojtjes, ku shërbente si këshilltare e jashtme ligjore për pronësinë në kabinetin e ministrit që prej qershorit 2022.

Ka eksperiencë të gjatë në fushën e drejtësisë, fokusuar kryesisht në çështjet e pronësisë, administrimit të tokës, kontratat publiko-private për administrimin e pronës shtet, etj.

Lorena Goxhobelli është diplomuar në vitin 2006 për drejtësi në Universitetin e Tiranës dhe ka kryer studimet master në ekonomi, me fokus administrimin publik, në periudhën 2009 – 2011.

Në vitet 2014 – 2017 ka mbajtur postin e këshilltarit ligjor të Zëvendëskryeministrit, e më pas të këshilltarit ligjor të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, deri në muajin maj të vitit 2022.

Në periudhën 2009-2013 ka qenë e angazhuar, si pjesë e ekipit të një kompanie ndërkombëtare, i cili zbatoi një projekt të financuar nga Bashkimi Evropian për ngritjen dhe forcimin e strukturave shtetërore për menaxhimin e decentralizuar të asistencës financiare të BE.

Ka qenë gjithashtu pjesë e administratës publike në vitet 2007-2009, fillimisht në Drejtorinë Juridike e më pas në Drejtorinë e Licensave dhe Menaxhimit të Kontratave në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Ka eksperiencë akademike, fillimisht si asistente pedagoge e më pas si pedagoge e së Drejtës Ndërkombëtare Publike, të Drejtës Familjare dhe e së Drejtës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në institucione publike dhe private të arsimit të lartë.

Aktualisht mban edhe postin e drejtorit të Divizionit Ligjor në Koorporatën e Investimeve Shqiptare.

Ajo është anëtare e Dhomës Kombëtare të Avokatisë që prej vitit 2006.

Fusha e angazhimit: Këshillim ligjor i Ministrit të Mbrojtjes në çështjet e pronësisë për pronën shtetërore në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article