Kessie shkon në Arabi

1 year ago 21
Reklamë
22:00 04/08/2023

Mesfushori lë Barcelonën për Al Ahli

Franck Kessie është futbollisti i radhës i cili largohet nga kampionatet Europianë drejt Arabisë Saudite. Mesfushori nuk do të jetë më pjesë e Barcelona për të veshur fanelën e Al Ahli.

Ai do të përfitojë 20 milionë Euro në sezon për 3 vite, ndërsa Barça do të marrë 15 milionë për kartonin e lojtarit. Franck Kessie kishte pak hapësira te katalanasit aq sa në sezonin e fundit luajti pak ndeshje si titullar.

26-vjeçari më herët është aktivizuar me disa ekipe në Itali, Milan, Atalanta e Cesena. Tek Al Ahli do të gjejë lojtarë të tjerë të njohur si Mahrez, Firmino, Saint-Maximine dhe Edouard Mendy. Ekipi arab që përfaqëson qytetin e Xhedah është 3 herë kampion i vendit dhe mban rekordin me 13 trofe të Kupës së Mbretit.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article