“KFOR të marrë nën kontroll Veriun”/ Nënkryetari i PD për deklaratat e Ramës: Gafë e rëndë politike! Të sqarojë nëse plan ndarjen e territoreve

11 months ago 29
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Nënkryetari i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, foli për deklaratat e kryeministrit Edi Rama në lidhje me konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë.

Çollaku komentoi deklaratën e Ramës, i cili ky i fundit tha se “KFOR duhet të marrë nën kontroll veriun e Kosovës”, duke thënë se kryeministri ka për detyrë të sqarojë nëse ka bërë gafë politike, ose nëse ka plan për një ndarje territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

Në lidhje me ketë deklaratë, demokrati Çollaku ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama, ku pritet të mbahet më 12 tetor.

“Nuk ka asgjë të keqe të thotë se ka pasur një lapsus në deklaratat e tij. Mund të ndodhë, edhe unë uroj që të jetë kjo. Fakti që tenton të tërhiqet, bie rëndë. Më e rënda për mua është, gjë që kam kërkuar interpelancë për deklaratën e përsëritur pas ngjarjes bë veri të Kosovës. Bëhet fjalë për marrjen në kontroll të veriut të Kosovës nga KFOR. Flas për kërkesën që do e çojë në samit të NATO-s.

Marrja nën kontroll nga KFOR është një shpallje e proktetoriatat dhe ndarja e territorit. Nëse mendon se tema e ndarjes së territoreve duhet hapur, duhet ta sqarojë, ajo çka bie në sy është deklarata e tij në kohë të njëjtë me presidentin serb. Është në një gafë të rëndë politike. Ose një gafë që pret ndarjen dhe shkëmbimin e territoreve. Rama ka detyrimin të sqarojë deklaratat e tij“, tha Çollaku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article