Kida: Kemi një ecuri të mrekullueshme të ndeshjeve, më pëlqeu karakteri i ekipit

7 months ago 4

Trajneri i Malishëvës, Qëndrim Kida, është prononcuar pas fitores ndaj Gjilanit me rezultat 3-2 e cila ishte e katërta rresht për ekipin e tij në stinorin pranveror.

Në një ndeshje me plotë gola në Gjilan, shkëlqeu Drilon Hazrollaj i cili realizoi het-trik.

Trajneri i Malishevës, Qëndrim Kida, e shënoi fitoren e katërt rresht në stinorin pranveror dhe është i kënaqur për këtë të arritur.

“Kemi një ecuri të mrekullueshme të ndeshjeve dhe kemi arritur rezultate të mira. Filluam me një ngërç në ndeshje dhe për shkak të një moskomunikimi pranuam gol. Por më pëlqeu karakteri i ekipit. Krijuam shumë raste në pjesën e parë por merita pati edhe portieri. Gjithçka u takon këtyre djelmoshave. Jam i kënaqur shumë me karakterin dhe mënyrën e lojës. Zëvendësimet po sjellin freski. Kemi lojtarë me përvojë dhe lojtarë me kualitet”, ka thënë fillimisht Kida.

Tutje, ai pati disa fjalë edhe për Hazrollaj, për të cilin tha se puna me të është një kënaqësi.

“Puna me Drilonin është kënaqësi. Ai ka karakter të jashtëzakonshëm por është në fillimet e karrierës. Edhe kur mendon se ai është i lodhur, ai është vendimtar dhe i jashtëzakonshëm brenda zonës. Do të mundohemi të vazhdojmë me lojë të mira. Evropën nëse mundemi ta arrijmë mirë, nëse jo, vetëm do të mundohemi të shfaqim lojë të mira si kjo”, përfundoi Kida./Telegrafi/

Read Entire Article