Kili prezanton trajnerin e ri

7 months ago 25
Reklamë
11:44 26/01/2024

Ricardo Gareca do të ketë si detyrë të kualifikojë “La Roja” në Kupën e Botës

Argjentinasi Ricardo Gareca do të jetë trajneri i ri i Kilit, i cili do të ketë detyrën që ta udhëheqë kombëtaren në Kupën e Botës 2026.

65-vjeçari dha dorëheqjen në qershor si drejtor teknik i klubit argjentinas Velez vetëm tre muaj pasi mori detyrën. Më herët, ai kishte qenë trajner i Perusë për shtatë vjet, duke e udhëhequr përfaqësuesen në Kupën e Botës 2018 në Rusi, por dështoi që të siguronte kualifikimin në Katar 2022 katër vite më vonë.

“E vetmja gjë që mua më intereson është që të përpiqem të përshtatem sa më shpejt të jetë e mundur. Të jem i aftë të afrohem me lojtarët dhe grupin. Do përpiqem të jap gjithçka. Mendoj se i kemi të gjitha mjetet që të arrijmë objektivat që i vendosim vetes”.

Gareca zuri vendin e Eduardo Bericos, i cili dha dorëheqjen pas barazimit pa gola të Kilit kundër Paraguait në kualifikueset e Amerikës së Jugut në nëntor. Kili gjendet në vend të 8 në renditjen e Amerikës së Jugut dhe ka 5 pikë pas 6 raundeve, ndjekur nga Bolivia dhe Peruja.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article