“Kjo është dëshmia më e mirë”/ Mehmeti tregon pse nuk do të lirohet Hashim Thaçi

11 months ago 24

Gjatë kësaj jave, në Gjykatën Speciale ka dëshmuar Gjergj Dedaj, i cili në shume deklarime publike e kishte akuzuar Hashim Thaçin se e kishte maltretuar gjatë luftës në fshatin Qirez të Drenicës.

Por në Speciale, tani Gjergj Dedaj i ka mohuar deklarata e tij. Madje e ka quajtur veten edhe njeri “jo normal” dhe “kufomë”.

“Nuk kam qenë normal dhe në gjendje me thanë të vërtetën. Edhe sot që jam këtu thash që jam kufomë edhe s’kam asnjë vlerë nuk e di pse jam gjallë, nuk ligshtohna se jam shumë i guximshëm, jam i përgatitur për jetën, mirëpo asnjëherë, por asnjëherë ta etiketoj dhe ta njollos ushtrinë titanike, epike, heroike, ndër më të pastrat, Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, tha ndër tjerash Dedaj në dëshminë e tij.

Po ashtu, gjatë javës së kaluar, në Kosovë u arrestua edhe zyrtari i PDK-së, Isni Kilaj, i cili nga Specialja, akuzohet për pengim të drejtësisë, konkretisht identifikimin e dëshmitarëve dhe ndikimin tek ta.

E krejt këto, sipas analistit Faton Mehmeti janë dëshmia më e mirë se pse Gjykata Speciale po refuzon në çdo formë lirimin me kusht të Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Image

Faton Mehmeti

Arrestimi i Isni Kilajt dhe arrestimet e tjera të pritshme që lidhën me cenimin e sigurisë së dëshmitarëve në Hagë, dëshmon më së miri arsyetimin e vendimit të Speciales për mos lirim të përkohshëm nga burgu të Thaçit dhe të tjerëve. Dihet ndikimi i madh i tyre dhe njerëzve rreth tyre sa i përket dëshmitarëve dhe frikësimi të mundshëm të tyre për të cilët prokuroria thuhet se ka të dhënë të mjaftueshme”, shprehet Mehmeti për “Bota sot”.

Ai thotë se ndryshimi i deklaratave nga Gjergj Dedaj, vetëm sa do ta rëndojë edhe më shumë akuzën ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Ndryshimi i dëshmisë së Gjergj Dedajt vetëm sa do shtojë rëndesë mbi të akuzuarit dhe do e nxit Specialen të shtojë dozën e arrestimit të të gjithë atyre që pretendon se mund të kenë ndikim tek dëshmitarët”, deklaron Mehmeti.

Kështu që Gjergj Dedaj pavarësisht ndryshimit të deklaratës, u bën dëme të akuzuarve dhe veten e fut në një kurth të përballjes më ligjin për shkak të ndryshimit të dëshmisë së tij”, përfundon Faton Mehmeti për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article