Klaksvik ëndërron grupet e Champions

1 year ago 28
Reklamë
21:42 09/08/2023

Kampionet e ishujve Faroe mposhtin Molde, PSV e galatasaray më pranë raundit të play-off

Ekipet kryesore të Europës hodhën një hap të madh drejt turit play-off të Champions League. PSV, Galatasaray dhe Braga shënuan fitore në duelet e para, duke qenë pranë raundit tjetër të Ligës së Kampionëve, ndërsa me kualifikimin më tej garantojnë vendin në grupet e Europa League. PSV e kishte të lehtë të mposhte 4-1 austriakët e Sturm Graz. Fati i përballjes u vulos që në pjesën e parë, me holandezët që kishin epërsinë e dy golave pas rezultatit 3-1. Llogaritë i mbylli Sangare në minutën e 73-të. Takimi i kthimit pritet të jetë një formalitet për PSV për të vijuar rrugëtimin në Kupat e Europës.

Fitore komode regjistroi edhe Gallatasaray, 0-3 në transfertën e Olimpik Ljubjanës.  Gjiganti turk nuk hasi aspak vështirësi në Slloveni për të prerë gjysmën e biletës për në turin play-off. Surpriza e dueleve të para mbërriti nga Ishujt Faroe, aty ku modestët e Klaksvik mposhtën 2-1 kampionët e Norvegjisë, Molde. Një fitore e mbërritur me përmbysje rezultati, duke bërë që te modestët të ëndërrojnë grupet e një prej kompeticioneve të UEFA-s këtë sezon.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article