Klaksvik, sensacioni i futbollit europian

1 year ago 60
Reklamë
23:25 10/08/2023

Lojtarët gjysmë-amator ëndërrojnë Champions League, paguan 2 mijë Euro në muaj

Kampioni i Ishujve Faroe, Klaksvik, është surpriza më e këndshme e kualifikueseve të Ligës së Kampionëve. Pasi kaluan hungarezët Ferencvarosit dhe suedezët e Hacken, mbrëmë në raundin e tretë eliminator mposhtën me rezultat 2-1 norvegjezët e Molde dhe janë në prag të një mrekullie të re. Klaksvik tashmë e ka të garantuar kualifikimin në grupet e Ligës së Konferencës, pavarësisht rezultateve të ndeshjeve të tjera kualifikuese, por do të luftojnë për t’u kualifikuar në play-offin e Ligës së Kampionëve dhe kanë epërsi para ndeshjes së dytë kundër Moldes.

Klaksvik është një ekip gjysmë-profesionist, por një nga më të mëdhenjtë në historinë e Ishujve Faroe.

Shumica e futbollistëve janë të angazhuar në punë të tjera, të cilat i bëjnë deri në orën 17 të pasdites, pas së cilës vijnë në stërvitje. Arni Frederiksberg i cili punon si drejtor i një kompanie importi ushqimesh, është heroi absolut i fushatës së tyre deri tani në Evropë. Ai i shënoi të dy golat kundër Moldes dhe në pesë ndeshje kualifikuese shënoi gjithsej gjashtë gola me dy asistime.

Paga mesatare në klub është 2000 Euro në muaj. Me këtë buxhet ata u kualifikuan në turin e tretë të Ligës së Kampionëve dhe bënë bujë të vërtetë në vend dhe më gjerë. Skuadra e Klaksvik vlerësohet 2.77 milionë Euro, ndërsa lojtarët më të vlefshëm janë Patrick Da Silva dhe Halur Hansson me nga 300 mijë Euro.

Klaksvik u bë klubi i parë nga Ishujt Faroe që do të luajë në fazën e grupeve të një kompeticioni evropian dhe ata vijnë nga një qytet me një popullsi prej 5,000 banorësh.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article